Rreth nesh
Për njerëzit e vegjël dhe aventurat e tyre të mëdha.
Fëmijëria është plot ngjyra, lëvizje dhe çaste që duam t'i kujtojmë. Te Kikolino zgjedhim me kujdes veshje, lodra dhe aksesorë për ato ditë të vogla, por të mëdha, me kujdes për fëmijët dhe mirëkuptim për prindërit.


Si e shohim fëmijërinë
Ata kanë një punë më të rëndësishme. Të jenë fëmijë.
Të vrapojnë, të eksplorojnë, të ndoten me akullore dhe ta nisin të njëjtën lojë për të dhjetën herë.

të vrapojnë 
të eksplorojnë 
të ndoten me akullore 
e njëjta lojë për të dhjetën herë
Besojmë se veshjet duhet t'u lënë hapësirë për të gjitha këto. Prandaj kërkojmë pjesë që vishen këndshëm, kombinohen lehtë dhe janë gati ta ndjekin ditën e tyre.
I duam ngjyrat, kureshtjen dhe papërsosmëritë e vogla që e bëjnë fëmijërinë kaq të bukur.


Zgjedhje e kujdesshme
Pas çdo pjese qëndron një zgjedhje e kujdesshme.
Shohim si ndihet materiali, si është punuar pjesa dhe sa lehtë do të gjejë vend në përditshmërinë e fëmijës. Që për ju zgjedhja të jetë më e thjeshtë, e për ta veshja më e këndshme.
Butësi që ndihet
I kushtojmë vëmendje përbërjes, teksturës dhe ndjesisë së materialit në prekje. Sepse një pjesë e bukur duhet të jetë edhe e rehatshme për t'u veshur.
Rehati për ditën e tyre
Zgjedhim prerje që lënë hapësirë për lëvizje, lojë dhe eksplorim, nga hapat e parë të vegjël deri te aventura e ardhshme e madhe.
Kombinime pa u menduar shumë
Zgjedhim pjesë që shkojnë lehtë me njëra-tjetrën. Për shëtitje, ditëlindje apo një ditë të zakonshme e të bukur, më pak mëdyshje para dollapit.
Paketimi
Kujdesi duket te detajet.
Vëmendja që u kushtojmë pjesëve që zgjedhim vazhdon edhe te paketimi. Kujdesemi që çdo porosi të mbërrijë te ju e paketuar bukur dhe me rregull.

Blerje me më pak shqetësime
Ju zgjidhni. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar.
Nga pyetja e parë deri te mbërritja e pakos, duam që blerja te Kikolino të jetë e thjeshtë dhe e këndshme.
Dërgesë falas
Pakoja juaj mbërrin pa kosto shtesë dërgese.
Pagesë në dorëzim
Paguani me para në dorë kur ta merrni porosinë.
Ndihmë me madhësinë
Jeni në mëdyshje mes dy madhësive? Na shkruani, do t'ju ndihmojmë të zgjidhni.
Jemi këtu për ju
Për pyetje, këshilla apo ndërrim, na kontaktoni në Viber ose Instagram.

Përqafimi më i butë për më të dashurin tënd.
Zbuloni pjesët që i zgjodhëm me kujdes, për ditë plot lojë.